Adoleshenti abuzon seksualisht me 12-vjeçaren dhe e lë shtatzënë/ Çfarë zbuluan mesazhet në telefonin e vajzës

by admin
Spread the love

Një vajzë përjetoi tmerrin kur ra pre e një abuzimi seksual nga një adoleshent dhe mbeti shtatzënë me fëmijën e tij.

12-vjeçarja u sulmua nga 15-vjeçari, i cili kishte veshur një kapuç, në një bllok pallatesh në Londër.

Por autori më vonë u la i lirë pas shtatë muajsh në paraburgim pasi babai i viktimës gjeti “mesazhe inkriminuese” në telefonin e vajzës.

Dyshja ishin takuar përmes aplikacionit në internet në chatroom-in, Clubhouse. Vajza mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga adoleshenti dhe më pas lindi në një banjë.

I pandehuri, nga Romford , u arrestua në tetor të vitit 2022 dhe një test i atësisë konfirmoi se ai ishte babai i fëmijës.

Gjatë një seance të mëvonshme në Gjykatën e Rinisë, vajza pretendoi se i kishte thënë djalit “ndalo”. I pandehuri u mbajt në paraburgim në Londrën e Veriut nga 9 dhjetori 2022, ku ai kaloi shtatë muaj.

Prokurorja Usha Shergill tha: (Babai i viktimës) kishte marrë telefonin e saj dhe kishte gjetur mesazhe inkriminuese. Ai ndjeu se ishte e drejtë të zbulonte mesazhet dhe të dyja palët ishin sjellë në një mënyrë jashtëzakonisht të keqe.

“Mesazhi iu tregua (viktimës) së cilës nuk i kujtohej se kishte dërguar mesazhin, por konfirmoi se ajo nuk ia kishte dhënë telefonin e saj askujt tjetër”, sipas The Sun.

Nëna e viktimës tha në gjykatë se lindja e vajzës së saj e kishte lënë atë me pasoja dhe në nevojë për operacion.

Më pas ajo foli për ndikimin financiar të humbjes së gjashtë muajve të punës për t’u kujdesur për foshnjën dhe turpin që shkaktoi në kulturën e saj.


Top Channel

You may also like