Admirim Haliti: Ne nuk kemi mendim të keq për ASH-në, në të ardhmen sërish mund të bashkëpunojmë

by admin
Spread the love




Sa i përket raporteve me opozitën shqiptare,  Admirim Haliti, tha se ata kanë qenë me Aleancën bashkë dy cikle zgjedhore dhe nuk kanë mendim të keq për ta.

“Ne mendojmë se sërish në të ardhmen do të mundemi të kemi ndonjë formë të bashkëpunimit. Në disa komuna ne jemi bashkë, këshilltarët tanë me ato të Aleancës”, tha Haliti.

Ai tha se që nga momenti kur është bërë koalicioni me ASH-në, që së paku deri në zgjedhjet e ardhme, pra këto që ishin lokale ato do të jenë së bashku.

“Qëndrimi jonë për Aleancën është se ne nuk kemi mendim të keq për ata por thjeshtë ka ardhur momenti kur ne si Alternativë kemi vendosur të jemi pjesë e shumicës, por kjo nuk nënkupton të ofendohemi dhe mos ta lejmë derën hapur për ndonjë bashkëpunim në të ardhmen”, tha Admirim Haliti, në emisionin debativ në TV SHENJA.


You may also like