Administratori i Milanit: Duam stadium të ri, “San Siro” pa standarde

by admin
Spread the love

Xherri Kardinale përmend bashkëpunime me Interin, ndërkohë që Bashkia Milano synon të mbajë ekipet në “San Siro”.

Duket sikur krejt ndryshe e mendon Xhorxho Furlani që në cilësinë e administratorit të “Djallit” ka deklaruar: “Duke parë nga e ardhmja, plani i klubi tonë përfshin vazhdimin e rrugëtimit tonë ndërkombëtar të zgjerimit në Lindjen e Mesme dhe Amerikë, së bashku me projektin ambicioz të një stadiumi të ri.

Stadiumi ynë aktual, me moshën dhe kufizimet e tij, nuk i plotëson më standardet e nevojshme për të ofruar një përvojë optimale për tifozët tanë. Qëndrimi i klubit për stadiumin është i qartë, pasi kemi folur me kryebashkiakun e Milanos, për të cilin kemi një vlerësim dhe respekt të fortë, por prioriteti është projekti në San Donat.

Për të qenë konkurrues me klubet e tjera, sidomos ato angleze, duhet bërë një hov përpara në aspektin tregtar dhe në këtë aspekt stadiumi privat do të ishte thelbësor”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like