ABU DABI – Majlis platforma e re e Kongresit Global të Medias

by admin
Spread the love

ABU DABI, 6 nëntor /ATSH-WAM/ – Kongresi Global i Medias (GMC) i këtij viti do të mirëpresë Majlis, një platformë e re bashkëprodhimi.

Funksioni i ri do të rrisë rolin e GMC si një inkubator i bashkëpunimit dhe inovacionit mediatik.

Ky tipar shumë i pritur i ngjarjes më të spikatur të medias ndërkombëtare të rajonit synon të krijojë një mjedis pjellor për bashkëpunim në përmbajtje krijuese në të gjithë ekosistemin e prodhimit mediatik.

Me temën “Të formësojmë të ardhmen e industrisë së medias”, konferenca dhe ekspozita do të mbahet nga 14-16 nëntor 2023 në Qendrën Kombëtare të Ekspozitave të Abu Dabit (ADNEC).

Organizuar nga ”Capital Events”, pjesë e ”ADNEC Group”, në partneritet strategjik me Agjencinë e Lajmeve të Emirateve (WAM), GMC pritet të tërheqë profesionistë të medias nga e gjithë bota për të mësuar mbi tendencat dhe sfidat më të fundit të industrisë dhe për të kontribuar në shkëmbimin e njohurive jetike.

Ajo do të bashkojë liderët e industrisë për të formësuar evolucionin e ardhshëm të sektorit të medias.

Një hapësirë vetëm me ftesa për liderët e industrisë dhe novatorët, Majlis do t’u mundësojë pjesëmarrësve të rrjetëzohen, të shkëmbejnë ide dhe njohuri, të diskutojnë raste studimore dhe të eksplorojnë mundësi të reja bashkëprodhimi dhe partneriteti në të gjithë peizazhin mediatik.

I projektuar për të plotësuar gjashtë fusha të njohura të veçorive – Workshops, Innovate Stage dhe NexTech, Create Stage, Educate Stage, Tryeza të Rrumbullakëta Media dhe Media Future Labs – Majlis-i i ri do të shfaqë pjesëmarrjen aktive të kompanive të shquara të prodhimit MENA, platformave të transmetimit dhe udhëheqësve transmetues si Starzplay, Dubai Media Inc dhe ADTV së bashku me shumë të tjerë.

Mohammed Jalal Al Rayssi, drejtor i përgjithshëm i WAM dhe kryetar i Komitetit të Lartë Organizativ të GMC, tha se “përfshirja e Majlis në Kongresin Global të Medias këtë vit synon të sjellë në plan të parë rëndësinë e përmbajtjes cilësore mediatike dhe shpërndarjen e tyre efektive në një mënyrë komerciale të qëndrueshme. Një nga shqetësimet kryesore të krijuesve të përmbajtjes në të gjithë globin është mënyrat më të mira për të tregtuar punën e tyre dhe për të gjetur konsumatorë të përshtatshëm. Majlis do të shërbejë si një platformë dinamike për krijuesit e përmbajtjes dhe blerësit e përmbajtjes për të bashkëvepruar në një mënyrë simbiotike. Kjo është shumë pjesë e angazhimit tonë për të ndihmuar në formimin e së ardhmes së industrisë së medias”.

Humaid Matar Al Dhaheri, drejtor menaxhues dhe CEO i ”ADNEC Group” tha se ”duke pasur parasysh ndryshimet e shpejta në industrinë e medias, ‘ADNEC Group’ është i kënaqur të presë Kongresin Global të Medias si një platformë ideale për bizneset dhe sipërmarrësit që të lidhen me liderët e mendimit global”.

Duke ofruar një platformë të re ekskluzive për të pranishmit e ftuar, Majlis do të lehtësojë lidhjet produktive midis investitorëve të mundshëm dhe profesionistëve me të njëjtat ide.

Me një fokus të veçantë në mbylljen e marrëveshjeve të investimeve në argëtimin arab, Majlis do të sigurojë një qendër për ndarjen e njohurive për projekte të reja dinamike të dizajnuara për të formësuar të ardhmen e industrisë.

Duke shërbyer si një platformë ekskluzive rrjeti për ndërveprimin midis profesionistëve të medias, investitorëve dhe bashkëpunëtorëve, Majlis do të drejtohet nga Heba Korayem e ”HConsult”, një ndërmarrje me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe që ofron shërbime të specializuara në marketingun e përmbajtjes dhe konsulencën e shpërndarjes te MENA dhe më gjerë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like