ABU DABI – Kongresi Global i Medias 2023 u jep fund punimeve pas risive në peizazhin mediatik

by admin
Spread the love

ABU DABI, 17 nëntor /ATSH-WAM/ – Në ditën e fundit të Kongresit Global të Medias, të pranishmit reflektuan mbi një seri ngjarjesh novatore, që ofruan njohuri mbi peizazhin aktual të medias si dhe tendencat e saj në të ardhmen.

Me Kongresin që ka thyer rekorde për sa i përket numrit të të pranishmëve, folësve dhe pjesëmarrjes së biznesit, seancat përmbyllëse të ngjarjes ofruan perspektiva, ide krijuese dhe frymë bashkëpunimi akoma më të ndryshme, të gjitha duke konverguar për të ripërcaktuar rolin e medias në zhvillimet e shoqërinë globale.

Edicioni i dytë i Kongresit Global të Medias pa një rritje të frekuentimit, me 23 924 vizitorë, krahasuar me 13 556 një vit më parë, duke treguar një rritje prej 76,48 për qind të frekuentimit.

Ka pasur gjithashtu një rritje të vendeve pjesëmarrëse, me 172 vende të paraqitura gjatë kongresit, me 31 vende të reja që marrin pjesë për herë të parë.

Mohammed Jalal Al Rayssi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Lajmeve të Emirateve (WAM) tha se ”edhe një herë, Kongresi Global i Medias ka mbledhur së bashku udhëheqës, vendimmarrës dhe drejtues nga institucione të njohura mediatike në mbarë botën për të formësuar me sukses të ardhmen e industrisë globale të medias”.

Dita e tretë e Kongresit i dha një theks të veçantë temave të tolerancës dhe harmonisë së komunitetit, sportit dhe medias si dhe ndikimit të teknologjisë në platforma të ndryshme mediatike./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like