Abort dhe depresion. Për Arjolën rrëfimet e dhimbshme nuk kanë mbaruar ende

by admin
Spread the love

Rrëfimet e Arjolës nuk kanë mbaruar akoma dhe miqësia me banorët e ka bërë të shprehë lirisht një tjetër periudhë traumatike të jetës.
Ajo rrëfeu se ka vuajtur nga depresioni pas ndarjes nga babai i tre fëmijëve të saj.
‘’Pati dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten. Isha dhe shtatzënë me binjakë. Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem m’i hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakort, por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent’’,- tha aktorja e prekur, duke e pranuar se abortoi.
Arjola shtoi se kjo periudhë e rëndë nga ana psikologjike nuk zgjati pak dhe gjatë shtatëzanisë së saj të katërt pranoi se ka konsumuar shumë alkool dhe cigare, madje edhe ka tentuar të vrasë veten duke përdorur mbidozën me ilaçe.
Arjola ka folur dhe më parë për ish-bashkëshortin, tradhtinë dhe vuajtjet me familjen e fëmijët./revistawho.com

You may also like