“Abissnet Superiore” fik motorët, pak ditë pushim para Botërorit, ja kur ekipet rinisin përgatitjet

by admin
Spread the love

Katar 2022, është risia e madhe në futbollin botëror. Botërori në periudhën nëntor-dhjetor, paralizon kampionatet, madje ndal edhe vrullin e skuadrave shqiptare, atyre që kanë bërë mirë në 12 javët e para.

Java e ndeshjeve miqësore për Kombëtaret, para zhvillimit të Botërorit, i dha një periudhë pushimi skuadrave shqiptare. Pak ditë, ndoshta edhe të sforcuara pushimi për skuadrat e “Abissnet Superiore”, nga frika për të mos humbur nga forma dhe për të qenë gati për rifillimin e kampionatit.

Nga një vëzhgim pranë stafeve të ekipeve të “Abissnet Superiores”, është mësuar se të hënën e datës 21 nëntor të gjithë skuadrat rikthehen në fushat stërvitore. Pak ditë pauzë dhe më pas rifillim i punës për kampionatin shqiptar që do të fillojë të luajë krahas superkupës Tirana-Vllaznia më 7 dhjetor, kampionati të rifillojë në datën 12 dhjetor. “Abissnet Superiore” fik motorët për pak ditë, për të rinisur menjëherë punën për rikthimin në ritmin maksimal. /oversport.tv

You may also like