Abdixhiku: Qeveria me sjellje arrogante nuk raporton rregullisht për dialogun

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ka thënë që qeveria nuk ka raportuar rregullisht për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë dy javëve të fundit, kryesisht përmes deklarimeve jashtë rendit të ditës, LDK-ja ka provuar të kuptojë më shumë rreth  procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Mungesa e raportimeve të rregullta të kryeministrit para shkuarjeve në Bruksel dhe pas raundeve dialoguese atje, është bërë jo vetëm praktikë e paprecedentë, por edhe refuzim i institucionit më të lartë të vendit, si pjesë e një sjellje të mbyllur, arrogante dhe kryesisht të papërgjegjshme të qeverisë”, ka thënë Abdixhiku në seancën e thirrur nga PDK-ja ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.

Abdixhiku tha që kryeministri Kurti sot për herë të parë sipas tij, po raporton për këtë çështje gjatë kësaj seance.

“Ndonëse e normuar me rezolutë, sponzorizues i së cilës rezolutë gjendet në një tjetër karrige sot, raportimi i kryeministrit në Kuvend, na ndodh sot për herë të parë, besoni ose jo dhe të vetme në dy vite udhëheqje të tij. Kaq pak transparencë, e kaq shumë shpërfillje ndaj përfaqësuesëve të popullit – pozitë e opozitë pa dallim nuk ka mundur të tregojë askush, asnjëherë”, tha ai.

 

 

 

 

 

You may also like