Abdixhiku pas takimit me shoqërinë civile: Kosova të ndërtojë ekip për draft-statutin e Asociacionit

by admin
Spread the love

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit që ka pasur me organizatat e shoqërisë civile, ka thënë se në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend.

Ai tha se për LDK-në, gjendja aktuale kërkon shtensionim e zgjedhje të reja sa më parë të jetë e mundur, me qëllim, sipas tij, që të kthehet legjitimiteti tek institucionet lokale në veri.

“Zgjedhjet e reja, duhet të organizohen, për mendimin tonë, nëpërmjet një marrëveshjeje politike të pjesëmarrësve në zgjedhje, pra VV-së, PDK-së e katër kryetarëve aktual atje, për dorëheqje të tyre dhe shkaktim të zgjedhjeve brenda periudhës 45 ditore”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai prezantoi disa pika, si hapa të ardhshëm për të dalë nga kriza, duke thënë se periudha 45 ditore duhet të shërbejë për institucionet e Kosovës, por edhe për komunitetin ndërkombëtar, për bindjen e serbëve për pjesëmarrjen e tyre  në zgjedhjet e ardhshme në veri.

“Mendojmë që pozicioni i Kosovës ndërkombëtarisht është i dëmtuar, jo vetëm për shkak të politikave të gabuara të Kurtit me aleatët tanë, por edhe për shkak të paaftësisë së jashtëzakonshme të MPJ-së”.

“Prezantuam një ide sot që Kosova duhet të ndërtojë një ekip profesionistësh të rendit kushtetues, drejtës juridike, arsimit, kulturës e zhvillimeve ekonomike për të ndërtuar draft-statutin e Asociacionit. Pra, një draft-statut i ndërtuar prej njerëzve më të mirë që i ka vendi, me autorësi të institucioneve të Kosovës e në plotni me Kushtetutën e Kosovës”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like