Abdixhiku në Podujevë: Përgjegjësi e popullistëve në pushtet që Kosova humbi marrëveshje finale e me njohje në qendër të saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Podujevë me rastin e 33 vjetorit të themelimit të kësaj dege.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja thuhet se në fjalimin e tij, Abdixhiku ka thënë se Kosova në momentin më të favorshëm të saj, humbi momentumin historik për marrëveshje finale e me njohje në qendër të saj.

“Në vend të kësaj, popullistët na dhanë një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të. Mashtruan gjatë, zhbënë secilin qëndrim dhe përfunduan në rezultat edhe më të rëndë se secila gjendje paraprakisht. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë tani, është e pariparueshme më”, ka thënë Abdixhiku.

Ai po ashtu theksoi se: “Shteti i Kosovës sot është vënë para zgjedhjeve të vështira, si rezultat i politikës së pamatur të Qeverisë së Kosovës. Për shkak të refuzimit të koordinimit me kohë, për shkak të mosprioretizimit të dialogut si interes nacional, për shkak të moskuptimit të rrethanave politike në kontinent e më gjerë, dhe për shkak të rënies në grackën e Serbisë rreth destabilitetit në veri të vendit, Kosova ka humbur një mundësi të madhe historike; atë të arritjes së një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe me njohjen në qendër në të”.

Abdixhiku, në 33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Podujevë, ka shprehur mirënjohje për të gjithë veprimtarët e veprimtaret e LDK-së që u angazhuan dhe vepruan që nga themelimi deri më sot.

You may also like