Abazoviqi duhet të jetë njëshi nga politikanët shqiptarë në Ballkan, Kurti mund ta xhelozojë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, zgjedhjen e Dritan Abazoviqit si kryeministër të Malit të Zi e sheh si lëvizje të rrezikshme politike të tij, por me dinjitet, guxim e mençuri.

Për Spahiun, nga të gjithë politikanët shqiptarë, Abazoviqi duhet të jetë njëshi, teksa shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të jetë xheloz ndaj homologut të tij në Mal të Zi.

“Nga gjithë shqiptarët politikanë kudo që janë në Ballkan, Abazoviqi ka bërë një lëvizje politike bravuroze. Kurti mund të jetë xheloz ndaj Abazoviqit. Ne e kemi parë se sa sharje ka përjetuar Abazoviqi kur e ka bërë atë koalicionin e kaluar, ndërsa besoj se tash të njëjtit njerëz do të dalin e të flasin ndryshe”, është shprehur Spahiu në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se zgjedhjen e Abazoviqit në krye të qeverisë së Malit të Zi, diplomacia kosovare duhet ta shfrytëzojë këtë rast për lobim në organizma ndërkombëtarë.

“Sikur ne të mos kishim probleme me Serbinë, ne nuk do të kishim pasur probleme me anëtarësime në organizmat ndërkombëtarë. Ne nuk është se i kemi pasur keq marrëdhëniet me Malin e Zi, por merita i ka takuar atyre për këto raporte të mira sesa neve, përkatësisht aleatëve amerikanë që i kanë detyruar të jenë të tillë”, ka Spahiu, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se është për tu vajtuar fakti se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi nuk e kanë mbajtur asnjë mbledhje të përbashkët mes tyre.

Kujtojmë se shqiptari Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi me 45 vota pro dhe tri kundër.

You may also like