Abazoviç pro “Ballkanit të Hapur”: Mè shumë nga të gjithë përfiton Kosova

by admin
Spread the love

Presidenti i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se është pro nismës së ‘Open Balkan’ ku Kosova dhe shteti që ai drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen. Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale” tha ai

You may also like