A shfrytëzohen në mënyrë të drejt sallat sportive në shkollat e Çairit?! – Shqip

by admin
Spread the love

Salla e kampionëve e mbuluar me pluhurin e harresës dhe mbeturinat

Kjo është gjendja e njërës nga dy sallat nën kompetencat e komunës së Çairit.

Rikonstrumi i sallës Partizani në Çair u premtua që nga viti 2019. Premtim pati dhënë edhe kryetari i mëparshëm i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. U bënë vite me radhë nga premtimet e dhëna por asgjë nga realizimi i këtij projekti.

“40 vite më parë nga kjo sallë dolën kampionë evropian dhe botëror që krenohej i gjithë shteti e jo vetëm Çairi e tani gjithçka që kanë mbetur në këtë sallë është pluhuri dhe mbeturinat”.

Njëri prej tyre është edhe Shaban Tërstena i cili i solli medaljen e arte vendit tone. E ndërkohë, salla tjetër e Çairit e cila mban emrin kampionit të mundës është në gjendje më të mirë dhe funksionale, por kush e shfrytëzon sallën e sportit “Shaban Tërstena”?! Për këtë çështje dërguam pyetje deri tek komuna e Çairit se kush e shfrytëzon këtë sallë, dhe se kur do të filloje rikonstuimi i sallës Partizani, e nga atje morëm këtë përgjigje.

“Komuna e Çairit në pronësi ka dy objekte sportive, Salla Partizani dhe salla Shaban Tërstena; Salla partizani shumë vite është jashtë përdorimit për arsye së aty shpërtheu zjarr dhe ende nuk është kthyer në gjendje funksionale. Me vendim të Këshillit të Komunës së Çairit, salla Shaban Tërstena menaxhohet nga Ndërmarrja Publike Shkupi Vjetër si ndërmarrje e vetme publike që operon në kuadër të komunës së Çairit. Për sallën “Shaban Tërstena” momentalisht po zhvillohet një procedurë për legalizimin e objektit pasi nuk ka akt pronësie.”, thonë nga Komuna e Çairit.

Edhe pse vetëm pjesa e brendshme e sallës së sportit Partizani është jo funksionale, pjesa tjetër vazhdon të shfrytëzohet dhe përdorët, e që janë pjesë e këtij objekti. Si është e rregulluar kjo çështje që shfrytëzohen hapësirat e sallës Partizani nga disa biznese, nga Komuna e Çairit u përgjigjen.

“Kompetencat mbi sallën e sportit “Partizan” me vendim të Këshillit të Komunës së Çairit i takojnë Ndërmarrjes Publike “Shkupi i Vjetër”, pranë Komunës së Çairit. Objektet që janë pjesë përbërëse e objektit amë dhe që shfrytëzohen nga persona fizik dhe juridik, janë të rregulluara në bazë të Ligjit për Shfrytëzim dhe Posedim me Sendet në Pronësi të Shtetit dhe Sendet në Pronësi të Komunave, ku me ç ‘rast Komisioni për Sende të tundshme dhe të Patundshme hap procedurën për tenderim publik elektronik ose me marrëveshje të drejtpërdrejte në raste të veçanta. Pas përfundimit të procedurës, personat fizik dhe juridik nënshkruajnë kontratë me N.P. “Shkupi Vjetër” për posedimin e objektit në fjalë”, thonë nga Komuna e Çairit.

Përveç dy sallave të sportit në komunën e Çairit, nën kompetencat e kësaj komune janë edhe sallat e sportit nëpër shkollat fillore e që përdorën nga persona fizik për aktivitete sportive dhe kurse private.

Salla e sportit e shkollës fillore “Adem Jashari” apo ish “7 marsi” në Çair vazhdon të përdorët për aktivitete sportive jashtë orarit mësimor, këtë e konfirmoi edhe biseda telefonike me organizatoren e kurseve private të hendbollit, trajnime të cilat mbahen tre here në javë dhe kushtojnë 700 denarë në muaj. Tentuam të kontaktojmë me drejtoreshën e shkollës fillore “Adem Jashari” për të sqaruar se a kanë kontratë këto klube dhe a përfundojnë këto para në buxhetin e shkollës por deri tani nuk morëm ndonjë përgjigje.

Dobësitë dhe problemet e evidentuara në Komunën e Çairit janë të pranishme edhe në komunat tjera të vendit. Ato janë evidentuar edhe në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025 ku thuhet:

“Është konstatuar se objektet sportive në pronësi të RMV-së dhe në pronësi të njësive të vetëqeverisjes lokale përdoren shpesh për marketing politik, manipulime dhe përvetësim të paligjshëm të përfitimit pronësor. Disa nga këto objekte janë dhënë me qira për 20-30 vjet, pa justifikim ligjor dhe ekonomik. Në to nuk bëhet asnjë investim për mirëmbajtje investimi, gjë që
rezulton me amortizimin dhe humbjen e vlerës së tyre. Decentralizimi i pazbatuar i objekteve sportive dhe paqartësia e rregullimit ligjor për pronësinë e tyre është një tjetër bazë për manipulimin dhe shfrytëzimin e pakontrolluar të këtyre objekteve.”

E nga Komuna e Çairit, për shfrytëzimin e sallave thanë se Komuna e Çairit ka përpiluar rregullore për shfrytëzimin e sallave të sportit pranë shkollave fillore që janë pjesë e Komunës së Çairit dhe se e njëjta duhet të miratohet nga Këshilli i Komunës së Çairit. Në momentin që rregullorja miratohet nga Këshilli i Komunës së Çairit, atëherë shkollat fillore e gëzojnë të drejtën juridike që të lidhin kontratë me klubet e sportit për shfrytëzimin e sallave.

Kjo storje gazetaresk është përgatitur në kuadër të projektit “Mbrojtja nga korrupsioni” i cili implementohet nga Qendra për komunikim civil me ndihmën financiare të Ambasadës së Mbretërisë së
Holandës në Shkup. Përmbajtja e lajmit është përgjegjësi vetëm e gazetarit dhe medias./KlanMacedonia

You may also like