A rrezikohet Maqedonia nga “Wagneri”? Sholc siguron se “do të mbrohet çdo centimetër i shteteve të NATO-s”

by admin
Spread the love

“Para se gjithash, armatat agresive janë kërcënuese, kurse po aq edhe ato private. Këtë e shohim edhe në vende të tjera, në Afrikë, ku janë të pranishme grupet e Wagnerit me keqbërjet e tyre”.

Kështu e nisi reagimin e tij, kancelari gjerman Olaf Sholc në Berlin teksa u pyet se a rrezikohen vendet tjera nga organizata si Wagner-i, raporton TV21 nga Berlini.

Ai siguroi se nëse shihet një rrezik i tillë, shtetet e NATO-s do të mbrohen me çdo centimetër të saj.

Siguroi se gjendja momentale nuk alarmon për një kërcënim nga një sulm nga ky grup.

“Me shqetësimin më të lartë e ndjekim situatën, por jemi të sigurt, se si NATO do të jemi në gjendje që të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë. Kjo vjen për çdo shtet anëtarë, që çdo centimetër të shteteve të NATO-s do ta mbrojmë, nëse sulmohen. Konsideroj se nuk ka ndryshuar gjendja momentale “, tha Sholc.

You may also like