A mund të jetë arti një terapi për shëndetin tuaj? Do ta zbulojë projekti më i madh kërkimor i kryer ndonjëherë

by admin
Spread the love

Revista mjekësore “Lancet” ka shpallur projektin më të madh kërkimor shkencor të kryer ndonjëherë, duke eksploruar lidhjet midis shëndetit dhe artit.

I përpiluar në një kohë kur interesi për këtë temë është intensifikuar, kërkimi synon të nxisë investime të mëtejshme me programe për përmirësimin e shëndetit të njerëzve përmes artit.

I drejtuar nga Jameel Arts & Health Lab dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rezultatet e kërkimit do të publikohen në fillim të vitit 2025.

Në pritje të rishikimit nga kolegët, kërkimit konsiston në katër punime dhe një ese me fotografi të shkruar nga një ekip prej më shumë se 50 studiuesish nga disa universitete, duke përfshirë University College London, Universiteti i Harvard-it, Universiteti i Malavisë dhe Universiteti i Hong Kongut.

Studimet e fundit kanë treguar se artet mund të lehtësojnë simptomat e depresionit pas lindjes, të ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjes dhe të reduktojnë ankthin.

Lancet do të bazohet në një raport të OBSH-së të vitit 2019 mbi rolin e arteve në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies.

Punimet do t’i referohen formave të artit, duke përfshirë kërcimin, dramën, muzikën dhe artet pamore, dhe do të ofrojnë rekomandime politikash që ndihmojnë qeveritë të krijojnë programe të reja për artet dhe shëndetin ose të zgjerojnë ato ekzistuese.

“Artet duhet të shihen si thelbësore për përvojën njerëzore dhe të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit të mirë,” tha Miriam Lewis Sabin, redaktore ekzekutive e Amerikës së Veriut në Lancet.

“Ky kërkim i Lancet shpresojmë të sigurojë bazën e provave të nevojshme për të siguruar që artet do të shihen si thelbësore, në veçanti, për të parandaluar dhe mbështetur njerëzit me sëmundje jo të transmetueshme.”

Kërkimi do të jetë gjithëpërfshirës përsa i përket provave të mbledhura; për marrëdhënien midis artit dhe sëmundjeve jo të transmetueshme (NCD) si kanceri, parkinsoni dhe sëmundjet e zemrës.

Ai do të përfshijë një analizë të studimeve në të gjithë popullsinë që tregon se çfarë i pengon njerëzit të kenë akses në art, dëshmi se si angazhimi me artet mund të ndikojë në sjellje të tilla si përdorimi i duhanit dhe alkoolit, dhe një vlerësim sesi terapitë e artit krijues mund t’i ndihmojnë njerëzit të menaxhojnë sëmundjet infektive.


Top Channel

You may also like