A “kërcënoi” Bulliqi që bëhet i pavarur nëse s’fiton për kryetar të degës së VV? (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po kërkon edhe një përballje tjetër për më shumë pushtet.

Por, kësaj here brenda partisë.

Ky që, të hënën zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, kundër do ta ketë ish-drejtorin e tij, Bedri Maqastenën.

Nga organizata joqeveritare “Demokracia Fillon Këtu” po thonë se Bulliqi e kushtëzoi Vetëvendosjen se nëse nuk bëhet kryetar, do të largohet nga partie e do të qeverisë si i pavarur, njofton Klan Kosova.

Asnjëri kandidat nuk pranoi të deklarohet pasi thonë se statuti i partisë nuk ua lejon fushatën para shtatorit. Megjithatë kandidimi i tyre po shihet edhe si përçarje e LVV.

Për nuk dihet nëse Lëvizja do të mbes e ndara mes këtyre dy kandidatëve, pasi të ri mund të shtohen, sepse anëtarët e këtij subjekti kanë të drejt kandidimi deri më datën 23 gusht.

Këta deklarojnë se janë gati të presin për votim 5,100 antarë që LVV i ka në Podujevë, 457 thonë se u janë shtuar nga prilli e këndej.

 

 

You may also like