A keni mjaftueshëm vitaminë C? Ju tregoj se si ta dalloni – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nëse konsumoni një dietë të balancuar, është shumë e thjeshtë që të merrni sasinë e duhur të vitaminës C. Për femrat në moshë të rritur (që nuk janë shtatzënë apo gjidhënëse) sasia e nevojshme është 75 miligram vitaminë C në ditë ndërsa për meshkujt është 90 miligramë në ditë.

Trupi juaj nuk prodhon vitaminë C, kështu që duhet ta merrni atë çdo ditë nëpërmjet ushqimit. Ja disa nga shenjat që tregojnë nivel të ulët të vitaminës C

Gjakrrjedhje nga hunda: Vitamina C i mban enët e gjakut të shëndetshme si dhe ndihmon në mpiksjen e gjakut. Gjithashtu kolagjeni është thelbësor për shëndetin e mishrave të dhëmbëve. Një studim zbuloi se njerëzit me sëmundje të mishrave të dhëmbëve që konsumuan frutin e rrushit për 2 javë vunë re se mishrat e tyre nuk kishin aq shumë gjakderdhje.

Shtim në peshë: Një studim i hershëm ka gjetur një lidhje mes niveleve të ulëta të vitaminës C dhe sasisë së madhe të yndyrnave të trupit, veçcanërisht yndyrnat e barkut. Kjo vitaminë gjithashtu luan një rol në mënyrën sesi trupi djeg yndyrat për të krijuar energji.

Lëkurë e thatë: Personat që konsumojnë një dietë të shëndetshme me sasi të mjaftueshme të vitaminës C, kanë lëkurë më të lëmuar dhe të butë. Kjo për shkak se vitamina C është antioksidant, ajo ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira.

Imunitet i dobët: Meqënëse vitamina C kryen disa punë që lidhen me sistemin imunitar, mos u surprizoni kur të mësoni se keni më shumë gjasa të sëmureni dhe ta keni më të vështirë të shëroheni. Ka disa prova të cilat tregojnë që vitamina C ndihmon trupin të mbrohet nga sëmundje të tilla si pneumonia dhe infeksionet e fshikëzës.

Humbje e shikimit: Nëse keni çrregullim makular të lidhur me moshën (AMD), mund të përkeqësohet më shpejt pa sasinë e duhur të vitaminës C, antioksidantë të tjerë dhe minerale të caktuara. Marrja e mjaftueshme e vitaminës C nga ushqimet ndihmon në parandalimin e kataraktit, megjithëse janë të nevojshme edhe studime të tjera për të kuptuar më shumë për këtë lidhje.

You may also like