A ishin të ziera vezët që Dumoshi ua dha Kurtit, Konjufcës dhe Haxhiut? (VIDEO)

by admin
Spread the love

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, nuk ka pranuar të japë detaje nëse kanë qenë të ziera ose jo vezët të cilat gjatë seancës së sotme, ua dha kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe ministers së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Kjo si shenjë pakënaqësie ndaj sulmeve me vezë që treshja e lartëcekur, bashkë me Vetëvendosjen sa ishin në opozitë, shprehnin kundërshtitë për marrëveshjet për energjinë.

E kontaktuar nga klankosova.tv, ajo e ka ripërsëritur pyetjen por nuk ka pranuar të japë përgjigjie për të specifikuar se si ishin vezët të cilat u pa t’i mbante në xhep të fustanit të saj.

Kujtojmë që Kurti, Konjufca dhe Haxhiu  ishin më aktivët në sulmet me vezë në Kuvendin e Kosovës që bëheshin lidhur me marrëveshjet e Qeverisë Mustafa.

You may also like