A është kthyer vota e Listës Guxo në LDK?

by admin
Spread the love

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po shprehet mirënjohës ndaj atyre që sipas tij pranuan politikën e këtij subjekti duke i dhënë votën në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai po ashtu përmendi në Rubikon me Adriatik Kelmendin se në një formë me votën e qytetarëve, është kthyer në LDK edhe vota e Listës Guxo, përcjell Klankosova.tv.

”Reforma nuk është fshirje e memories institucionale të LDK-së. Është një familje politike që i ka të gjitha. I ka edhe njerëzit që kanë kontribuar në LDK, etj”.

Rubikon me Adriatik Kelmendi: A është kthyer vota e Listës Guxo në LDK?

”Është kthyer vota e qytetarëve padyshim, por nuk është temë ajo”.

Pyetur nëse edhe e tyre ai u shpreh: ”Patjetër, është votë e LDK-së ”.

”Ne kemi ndjekur rrugën e origjinalitetit tonë të artikulimit politik. Njerëzit e Kosovës nuk kanë problem ideologjik me LDK-në, por me përfaqësimin politik dhe këtë po e përmirësojmë”.

”Kështu e kam parë dhe e shoh vizionin e LDK-së. Në këtë misionin tonë ku ne s’kemi njerëz për të humbur por s’kemi as njerëz mjaftueshëm. A kanë qenë të rrezikshme këto hapa, po patjetër”.

”Por ne kemi qenë në gjendje të 12%-ëshit, na është dashur një shok terapi për t’u ringritur shpejtë. Pra, është dashur të ketë vendime të guximshme, për të pasur rezultat sepse të jesh i treti më 12% para gjashtë muajsh, e tani të pretendosh të parin për votë në asamble, besoj se është arritje e madhe kolektive e këtyre njerëzve prandaj them se LDK është një e ardhme e sigurt”.

Ndërkaqe sa i përket bashkëpunimit lokal me subjektet tjera ai nuk përjashtoi mundësitë siç i quajti ai, koalicioneve të vogla, përcjell Klanksoova.tv.

”Ne jemi në garë në katër komuna me Lëvizjen Vetëvendosje, në garë në dy komuna me PDK-së dhe në dy komuna të tjera me AAK-në. Që i bie se jemi në garë me të gjithë. Këtu bëhet fjalë për ofertën e kandidatëve tanë me oferta të tyre të shkëlqyeshme. Të gjithë do të bëjnë koalicion me qytetarët e komunave të tyre”.

”Kandidatët tanë do të bëjnë thirrje për mbështetje të qytetarëve me bindje të tjera politike. Në nivel lokal është e pamundur të ketë vija të kuqe. Në raundin e dytë pres mobilizim të strukturave tona. Unë kam kërkuar nga komunat tjera që të ndihmojnë komunat përkatëse në këtë drejtim”.

”Nuk mund të përjashtoj ndonjë komunë të vogël aty për koalicion lokal që mund të ndodh e që janë normale. Bën mirë që në nivel lokal të mos ketë vija të kuqe për partitë politike, për çdo koalicion lokal që mund të ndodhë i vogël, do të ketë aprovimin paraprak të qendrës. Nuk do të ketë kështu lëvizje individuale të çkoordinuara. Do jemi si një familje politike”.

”Unë merrem me kandidatët tanë që janë në balotazh. Sepse kjo është brenga jonë. Ku nuk jemi, qytetarët e kanë mendimin e lirë. Ne duhet të japim mbështetje të plotë për këto kandidatura tona, në mënyrë që të kalojnë edhe këtë fazë të dytë sa më mirë të jetë e mundur”.

”Tani s’mund të thirret askush në rezultate plebishitare sepse ka ndrruar rezultati. Pushteti partiak është i qartë në Kosovë. Sa i përket forcës politike, këtë peisazh e kemi të qartë”.

Rubikon me Adriatik Kelmendin: Çka kemi peisazh të qartë sipas jush?

”Vota për asamble e përcakton një forcë politike të pastër të partisë. Dhe vota për kryetar e tregon një potencial ku mundet të mbërrijë partia. Unë brengën tani nuk e kam për zgjedhje nacionale. E kam për tri javët e ardhshme për zgjedhjet lokale, mobilizimin sa më të madh për strukturat tona, për fitore të madhe”.

 

 

You may also like