A e përdorni çajin e manaferrës? Eshtë fantastik për zemër dhe kocka të forta – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore. Manaferrat shqiptare janë ndër frutat më të preferuara. Në vendin tonë, shumica e manaferrave mblidhen në natyrë. Së fundmi falë kërkesës së lartë të tregjeve të huaja, janë ngritur një sërë fermash bujqësore që kultivojnë manaferra.

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore. Edhe gjethet e saj ofrojnë shumë vlera duke qenë se janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidantë.

Këto gjethe konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore. Në shumë zona të Shqipërisë, gjethet e manaferrave kanë përdorime të ndryshme. Të dhënat e ekspertëve tregojnë se këto gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e një sërë problemesh shëndetsore. Lëngu dhe çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera. Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës. Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza.

Fibra dhe magnezi tek manaferrat kanë një ndikim të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, rregullojnë tensionin e gjakut dhe parandalojnë aritminë. Një tjetër vlerë e çajit të manaferrës është mbrojtja e kockave. Ky çaj përmban minerale të dobishme siç janë kalciumi dhe magnezi të cilat janë thelbësore për mirëmbajtjen e kockave. Kalciumi te manaferrat forcon kockat, ndërkohë që magnezi ndihmon në përthithjen e këtij minerali por edhe të kaliumit. Kalciumi tek manaferrat i bën kockat më të forta dhe mbron funksionet e qelizave.

Trajton problemet me tretjen – Disa studime kanë treguar se fibra e tretshme dhe e patretshme që gjendet tek manaferrat dhe gjethet është dobishme për sistemin tretës. Fibrat stimulojnë përthithjen e ujit në zorrën e trashë.

Mbrojtja dhe trajtimi i syve – Pirja ditore e çajit të manaferrës dhe gjetheve të tij është një zakon i mirë për mbrojtjen e shëndetit të syve. Përbërësit e tyre janë të dobishëm në pakësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

Trajtimin e çrregullimeve të lëkurës – Çaji i manaferrës dhe gjetheve të saj përmban antioksidantë, por edhe vitaminat E dhe C. Siç e dini, vitamina E luan rol kryesor në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pakësimit të rrudhave.

Stimulimi i funksioneve të trurit – Çaji i manaferrës është i dobishëm në përmirësimin e funksioneve njohëse të trupit dhe trurit. Antioksidantët – Frutat e pyllit kanë në përgjithësi nivel të lartë antioksidantësh. Çaji i manaferrës është gjithashtu i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë trupin në një sërë mënyrash.

Përpunimi i gjetheve të manaferrës: Merrni 5-6 gjethe manaferre dhe lajini mirë. Ziejini në 100 ml ujë. Kullojeni lëngun dhe ekstrakti i gjetheve të manaferrës është gati për përdorim.

You may also like