A e ka takuar Olta burrin e saj te dhoma e rrëfimit? Eduart Grishaj flet pa doreza: Është bërë legjendë…

by admin
Spread the love

Veç aktores Olta Gixhari, edhe partneri i saj, Dori u kthye në një nga emrat më të përfolur nga ndjekësit e këtij programi. Madje, fansat aluduan edhe se Dori dhe Olta janë takuar së bashku në dhomën e rrëfimit.

I pyetur për këtë temë nga Megi Pojani, regjisori Eduart Grishaj mohoi kategorikisht pretendimet, duke theksuar me partnerin e Oltës është takuar personalisht kur solli djalin për surprizën e aktores dhe ai është një djalë i jashtëzakonshëm.

Pjesë nga intervista:

Megi Pojani: Ky Dori sa herë e ka takuar Oltën te dhoma e rrëfimit.

Eduart Grishaj: Dori nuk e ka takuar Oltën asnjëherë. Dori është bërë legjendë e jashtme e këtij Big Brotheri…

Megi Pojani: S’ka mundësi, t’i mendon se po gënjejnë në Tik Tok?

Eduart Grishaj: Unë nuk kam Tik Tok fare, nuk e di. Por po them ata që kam dëgjuar unë sepse më tha edhe dikush një ditë që ishte zënë edhe me Dorin sepse kishte dalë diku në Tik Tok dhe them tani “sinqerisht, realisht” sikurse thotë edhe njëra, unë kam takuar shumë të afërm të personave që janë konkurrent dhe Dori është një nga djemtë më të edukuar që kam takuar. Djalë i jashtëzakonshëm. E kam takuar nga afër kur ka sjellë çunin që kemi bërë edhe klipin, surprizën…

You may also like