A do të rikthehet te Shkëndija? Ja çfarë thotë Ennur Totre!

by admin
Spread the love

Ennur Totre pa dyshim se ishte një ndër futbollistët më të mirë të Shkëndijës, mirëpo pas disa problemeve që pati me drejtuesit e klubit, i njëjti vendosi që të braktis skuadrën “kuqezi” në fillim të këtij sezoni, duke provuar veten në kampionatin shqiptarë me skuadrën e Tiranës.

Dhe si duket kjo lëvizje i ka bërë shumë mirë futbollistit tetovar, pasi i njëjti shumë shpejtë u shndërrua në një ndër futbollistët kyç te skuadra kampione e Tiranës, për të cilën në ndeshjen e fundit kundër Teutës shënoi një gol në fitoren 2:1.

Pas përfundimit të ndeshjes, i njëjti duke folur për ndeshjen në fjalë, foli gjithashtu edhe për një rikthim të mundshëm te Shkëndija e Tetovës. Totre në pyetjen e gazetarit të Shqip: Sa janë gjasat që të ktheheni te Shkëndija?, u përgjigj: “Unë kam kontratë me Tiranën dhe jam i fokusuar këtu.”

Kujtojmë Totre për plotë 7 vite ishte pjesë e ekipit të parë të Shkëndijës së Tetovës (07.2014-07.2021), duke zhvilluar gati se 200 ndeshje dhe duke realizuar 11 gola e 13 asiste. (infOSport.mk)

You may also like