A do të ketë dhunë në protestën e Berishës? Ben Andoni: Ata kanë një problematikë shumë të madhe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari Ben Andoni tha se protesta e 8 janarit në PD është një ngjarje e pariparueshme. Në një intervistë për MCN TV, Andoni tha se pjesa politike nuk mund të prevalojë mbi gjyqësoren dhe PD me problematikat e veta shumë të mëdha nuk është se e respektojnë shumë gjyqësorin, por dita e nesërme do tregojë sa do të funksionojë plani.

Intervista:

S’do të përdorim armë dhe dhunë për të marrë selinë e partisë, tha sot Sali Berisha. A e sheh të mundur një skenar paqësor nesër në protestën e 8 janarit?

Andoni: Skenari duhet të realizohet. Pretendohet që nuk do të ketë dhunë dhe ndërtesa do të kthehet. Pjesa politike nuk mund të prevalojë mbi gjyqësoren dhe PD me problematikat e veta shumë të mëdha nuk është se e respektojnë shumë gjyqësorin, por dita e nesërme do tregojë sa do të funksionojë plani. Më vjen keq po ky është një dëm që të dyja palët nuk po e shikojnë çfarë po i bëjnë demokracisë. Ndarja është e paevitueshme. Brenda PD ka një ndarje shumë të madhe. Më vjen keq që Basha dhe Berisha e katandis PD në këtë mënyrë dhe pjesë tjetër nuk po kuptojnë që duhet të jetojnë jashtë hijes së tyre.

Ka zëra se nesër Lulzim Basha do të mbledhë grupin parlamentar në seli, a rrezikojmë një skenar të ngjashëm me atë vitit 2017-të në Maqedoninë e Veriut kur deputetët e mazhorancës u dhunuan brenda godinës së Parlamentit? Të mos harrojmë se Lulzim Basha ka kritikuar edhe mënyrën se si Sali Berisha reagoi më 21 janar të 2011-ës…

Andoni: Ne e kalojmë rastin maqedonas por mbrojtja maqedonase është shumë e ndryshme. Luhatjet politike të faktorit shqiptar janë shumë të mëdha. Nuk është e ndershme nga Basha të përmendë 21 janarin. Dy njerëz që kanë etikë politike nuk i përmendin këto. Është e mundur të përsëritet nga artikulimi i disa njerëzve. Komisioni Rithemelues duhet ta kishte esencën, partia nuk është godina, duhet harxhuar energji për idetë. E gjithë energjia po derdhet në një simbolikë dhe jo për rrëzimin e Ramës. Duhet të derdheshin energji për idetë. Ata kanë një problematikë shumë të madhe. Të gjithë ata e dinë shumë mirë që me Berishën në krye nuk mund të shkojnë askund. Të gjithë këta njerëz duhet të nxjerrin të keqen nga duart e Berishës. Paria janë idetë dhe se si do mobilizohen njerëzit. Basha po bën një sprovë force, por ai duhet të kuptojë që e ardhmja e tij e korrupton PD dhe të dy palët duhet të mendojnë për kuvendin e ardhshëm që duhet të mbyllet këtë vit që të mendojë për një statut të ri.

Berisha foli sot për fundin politik të Lulzim Bashës. Por në rast se më 9 janar Lulzim Basha do të vijojë të qëndrojë në zyrë, a mund të flasim për fundin politik të Sali Berishës?

Andoni: Jo. Berisha është në pension politik por ai lufton për të mbajtur gjallë historinë politike të tij sepse ka bërë një bast për figurën e tij dhe realisht tregoi se këta njerëz i bashkon Berisha pavarësisht se karburanti ishte non grata. Berisha ka luhatje të jashtëzakonshme politike por ka zgjuarsi për të mbajtur historinë e vet gjallë, kurse Basha do na tregojë të kundërtën. E gjithë demokracia e brendshme ku ligjin e bëjnë vetëm dy kryetarë sjellë këtë situatë. Nuk ka institucione që ti japin frymë vendit.

You may also like