‘A do shkoje në emisionin e Donaldit nëse do të ftonte?’, Einxhel: Po të më japë lekë, pse jo

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira është kthyer pa dyshim në një nga personazhet e momentit, teksa është një nga moderatoret më të komentuara në median rozë. Thuajse çdo ditë ajo është pjesë e lajmeve të shoëbiz-it, pasi ka krijuar shumë fansa dhe njerëzit duan të dinë më shumë rreth moderatores simpatike, e sidomos tani që është në pritje të ëmbël.

Së fundmi, ajo vendosi t’i bëjë qejfin të gjithë fansave të saj, duke realizuar një ‘live’ në Instagram pak orë më parë, teksa ka shuar kuriozitetin e shumë prej tyre. Pyetjet kanë qenë të shumta për Einxhelin, teksa moderatorja i kushtoi kohën që duhej dhe iu përgjigj çdo pyetjeje të tyre, që ata donin të dinin. E mes dhjetëra pyetjeve të ndryshme, sigurisht që nuk do të mungonte as një pyetje lidhur me raportin e Einxhelit dhe Dagzit me Donald Veshaj.

Një prej tyre e ka pyetur moderatoren nëse ajo do të shkonte në emisionin e vëllezërve Veshaj, ‘Më lër të flas’ nëse kundrejt saj dhe partnerit të saj, Dj Dagz do të mbërrinte një ftesë. Përgjigja e saj ishte e gjatë, teksa thelbi ishte se nëse për të qenë e pranishme në emision, ata do ta paguanin, ajo do të pranonte. Por në asnjë lloj rrethane tjetër, moderatorja e njohur shqiptare nuk do të pranonte të shkonte në programin e tyre.

“A do shkoja? Si një mikeshë? Jo. Si një kolege? Jo. Si një banore, ish-banore që kanë jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave? Sigurisht që prapë jo, sepse nuk na lidh asnjë lloj gjëje. Pavarësisht se po të më pyesnit, si ka qenë situata brenda, po të pyesni “ej si është marrëdhënia mes jush.” Në bazë të planeve që kishim bërë aty brenda, i bie që ne sot të ishim duke pirë kafe të katërt. Dhe ju e dini cila është katërshja.

Por, situatat rrodhën ashtu siç rrodhën. Unë nuk hyj tek lista e atyre që mund t’i shkojnë në emision, siç i kanë shkuar banorët e tjerë. Por, nga ana profesionale si një person publik, nëse më bëhet ftesa, nëse më ofrohet ajo çka unë kërkoj për të qenë prezente në një emision, kundrejt sigurisht ju e dini çfarë nuk bëhet me lekë, bëhet me më shumë lekë.

Kundrejt benefitit pse jo. Unë në marrëdhënien time të parë të punës me të nuk jam paguar. Ndoshta kundrejt një pagese të caktuar edhe mund të isha pjesë e emisionit. Në të kundërt nuk do të hidhja poshtë gjithë këto gjërat e tjera, sepse nuk kam arsye pse të shkoj e ftuar,” – tregoi në videon e bërë live në rrjetet e saj sociale, Einxhel Shkira.

The post ‘A do shkoje në emisionin e Donaldit nëse do të ftonte?’, Einxhel: Po të më japë lekë, pse jo appeared first on Telemedia.

You may also like