Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Edi Paloka mesazh ngushëllimi: Fatkeqësi për familjen dhe për të gjithë demokratët

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Paloka shkruan se pak më parë, u konfirmua lajmi i ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Paloka e quan ndarjen nga jeta të Nishanit “një fatkeqësi për familjen dhe demokratët”.

Mesazhi i Palokës:

“Nje lajm i hidhur ka pak qe u konfirmua; Bujar Nishani, ish-President i Republikes, minister dhe funksionar ne disa poste te rendesishme te PD ne vite, ka nderruar jete!
Nje fatkeqesi per familjen dhe per gjithe demokratet.
Respekti yne per gjitheshka dha per PD dhe per vendin, do e shoqeroje kurdohere”, ka shkruar Paloka.

You may also like