Dinamo është mposhtur nga Kukësi dhe matematikisht bie në Kategorinë e parë. Verilindorët morën fitoren e parë në shtëpi, me përmbysje 2-1, dhe mbeten në garë për një vend në kupat e Europës.
Tirana nuk kishte mëshirë ndaj Vllaznina, duke e likuiduar 3-1. Shënuan edhe të zakonshmit Seferi e Xhixha, ndërkohë që në krahun tjetër edhe Guindo u kundërpërgjigj në fitoren 2-1 që Laçi mori në transfertë ndaj Skënderbeut.
Partizani fitoi 1-0 kundër Egnatias falë një goli të Arinaldo Rrapajt dhe është me një këmbë në kupat e Europës, edhe pse gara mbetet e hapur.
Kukësi dhe Vllaznia kanë nga tre pikë më pak, ndërkohë që tashmë në lojën për vendin e katërt është futur edhe Teuta, që me golin e Hebajt mundi 1-0 Kastriotin.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 34
Tirana-Vllaznia 3-1
Shënues: Seferi 8’, Totre 40’, Xhixha 49’ / Zhivanaj (aut.) 24’
Egnatia-Partizani 0-1
Shënues: Rrapaj 45’
Kukësi-Dinamo 1-1
Shënues: Lulaj 66’, Ndreca 86’ / Demiri 53’
Skënderbeu-Laçi 1-2
Shënues: Pusi 43’ / Guindo (pen.) 82’, Turkaj 90’
Kastrioti-Teuta 0-1
Shënues: Hebaj 77’