Dinamo në Kategorinë e Parë! Tirana nuk e fali Vllazninë, Teuta ëndërron Europën

by admin
Spread the love

Dinamo është mposhtur nga Kukësi dhe matematikisht bie në Kategorinë e parë. Verilindorët morën fitoren e parë në shtëpi, me përmbysje 2-1, dhe mbeten në garë për një vend në kupat e Europës.

Tirana nuk kishte mëshirë ndaj Vllaznina, duke e likuiduar 3-1. Shënuan edhe të zakonshmit Seferi e Xhixha, ndërkohë që në krahun tjetër edhe Guindo u kundërpërgjigj në fitoren 2-1 që Laçi mori në transfertë ndaj Skënderbeut.

Partizani fitoi 1-0 kundër Egnatias falë një goli të Arinaldo Rrapajt dhe është me një këmbë në kupat e Europës, edhe pse gara mbetet e hapur.

Kukësi dhe Vllaznia kanë nga tre pikë më pak, ndërkohë që tashmë në lojën për vendin e katërt është futur edhe Teuta, që me golin e Hebajt mundi 1-0 Kastriotin.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 34

Tirana-Vllaznia 3-1
Shënues:
Seferi 8’, Totre 40’, Xhixha 49’ / Zhivanaj (aut.) 24’

Egnatia-Partizani 0-1
Shënues:
Rrapaj 45’

Kukësi-Dinamo 1-1
Shënues:
Lulaj 66’, Ndreca 86’ / Demiri 53’

Skënderbeu-Laçi 1-2
Shënues:
Pusi 43’ / Guindo (pen.) 82’, Turkaj 90’

Kastrioti-Teuta 0-1
Shënues:
Hebaj 77’

You may also like