Liverpool merr fitoren e 10-të radhazi dhe ngjitet përkohësisht në krye

by admin
Spread the love

Liverpool vazhdon marshimin e tij në Premier League dhe përballë Watford arrin fitoren e 10-të radhazi në kampionat, sukses që e ngjit përkohësisht të vetëm në krye të renditjes.

Një gol i Diogo Jota në pjesën e parë, dhe një tjetër i Fabinho në fund të takimit mjaftojnë që “të kuqtë” të mposhtin 2-0 Watford në “Anfield”.

Miqtë rrezikojnë të parët me Juraj Kucka, por më pas fillon dominimi i Liverpool, që arrin të zhbllokojë ndeshjen me Diogo Jota. Portugezi ka një tjetër mundësi të mirë në pjesën e parë për të shënuar golin e dytë.

Watford i afrohet golit të barazimit me Joao Pedro në pjesën e dytë, ndërsa Jota dhe Firmino nuk arrijnë të shënojnë golin e dytë për skuadrën e Klopp.

Fabinho vulos rezultatin e kësaj sfide, duke shënuar golin e dytë për vendasit nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit të takimit.

Liverpool merr suksesin e radhës në kampionat dhe tashmë kryeson Premier League me 2 pikë më shumë se City, që luan në orën 16:00 në transfertë kundër Burnley. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter

Angli-Premier League / Java e 31-të

Liverpool- Watford 2-0

Diogo Jota 22’, Fabinho 89’ (pen)

You may also like