VARSHAVË, 29 mars/ATSH-DPA/- Kabineti polak ka miratuar legjislacionin për ndalimin e importeve të qymyrit nga Rusia ndërsa lufta e Moskës kundër Ukrainës vazhdon, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo mund të ngrejë pyetje ligjore. Për fat të keq, dyshimet janë të justifikuara, por nuk mund të presim më që BE-ja të reagojë për këtë çështje”, tha zëdhënësi.
Qeveria konservatore kombëtare e Polonisë ka bërë thirrje për vendosjen e një embargoje evropiane ndaj naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, më 24 shkurt.
Kryeministri Mateusz Morawiecki i tha së fundmi presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel se vendi i tij do të ndalonte menjëherë dhe në mënyrë të njëanshme importet e qymyrit rus.
Polonia aktualisht gjeneron pothuajse 80% të energjisë së saj nga qymyri dhe linjiti.
“Këtë javë, Polonia do të paraqesë gjithashtu planin për të hequr dorë nga furnizimet ruse të naftës”, shtoi zëdhënësi. //a.i/