Filloreta erdhi për të në program, Mevlani po shkon pas Efit

by admin
Spread the love

Takimi i Efit dhe Samiut solli debate të shumta në studion e Për’puthen, ndërsa shkaku kryesor ishte Mevlani.

Komentet e Mevlanit në lidhje me takimin sollën reagime nga Efi, e cila vendosi të përmendë të shkuarën.

Duke rikujtuar se si u prishën marrëdhëniet e tyre, Mevlani dhe Efi filluan të debatonin.

Kur u pyet nëse kishte një pëlqim për Efin, Mevlani vendosi të mos përgjigjej duke shtuar më shumë dyshimet.

Personi që u prek më shumë nga kjo situatë ishte Filloreta, e cila në program erdhi vetëm për Mevlanin.

Këto situata e bëjnë shumë konfuze Filloretën duke nisur që nga ardhja e saj në program.

“Nëse ky vazhdon me ato veprime kam ardhur në vendin e gabuar”, u shpreh ajo.

Pavarësisht situatave ajo ka vendosur të mos heqë dorë, por nuk i sheh dot bashkë ata të dy.

Gjatë gjithë deklaratës së Filloretës nuk pati asnjë reagim nga Mevlani, i cili preferoi të rrinte në heshtje.


You may also like