Vendimi për uljen e çmimit të biletave, transportuesit i japin 72 orë ultimatum qeverisë ose do të ketë protesta

by admin
Spread the love

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurishaj, i ka dhënë qeverisë kohë 72 orë për të reflektuar lidhur me vendimin e marrë për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për autobusë për disa kategori.

Kurtishaj tha se nëse qeveria nuk reflekton brenda kësaj kohe atëherë sipas tij do të ketë protesta.

“Kemi marrë tri vendime. E para ka të bëjë me masën e përkohshme, pra Këshilli Drejtues me anë të një kërkesë-padie, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për shkeljet ligjore dhe për mohimin e të drejtave tona si treg i lirë. Vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen që ne po kërkojmë që brenda 72 orësh qeveria ta anulojë këtë vendim, ne presim reflektimin e Qeverisë, anulimin e vendimit në afat prej 72-orësh dhe të ulet këtu në Oden Ekonomike bashkë me Shoqatën dhe të zbatojnë marrëveshjen e shkruar qeverisë dhe shoqatës për subvencionim të transportit rrugor, nëse kjo nuk aprovohet, atëherë vendimi tretë pason që të organizohet protesta apo të vazhdohet protesta sepse e tham që protesta është e pezulluar dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona”.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, të premtën bëri të ditur se ka marrë vendim që çmimi i biletave të autobusit për disa kategori përgjysmohen nga çmimi aktual.

Në bazë të vendimit, kategoritë që përfitojnë nga përgjysmimi i çmimit të biletës së autobusëve janë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritë që prek më shumë kjo gjendje”, ka shkruar Durimishi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të natës.

Ulen për 50 përqind çmimet e biletave për studentë, pensionistë e invalidë të luftës

 

You may also like