Objektivi i madh, PSG nis ofensivën për mesfushorin e Realit

by admin
Spread the love

Mauricio Pochettino pret një mesfushor cilësor dhe me eksperiencë nga merkato e dimrit, dhe drejtuesit e PSG-së kanë filluar nga puna për t’i plotësuar dëshirën trajnerit argjentinas.

Emra si Paul Pogba (Manchester United), Franck Kessie (Milan) dhe Marcelo Brozovic (Inter) shihen si opsione për mesin e fushës së ekipit të Pochettinos, por jo vetëm.

El Nacional raporton se PSG pëlqen shumë edhe Casemiron, një nga shtyllat e mesfushës së Real Madrid. Braziliani luan në “Santiago Bernabeu” prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në 2025.

29-vjeçari ka fituar gjithçka me “Los Blancos” dhe ndihet shumë mirë në kryeqytetin spanjoll, por PSG po përgatit një ofertë tunduese për të dhe klubin spanjoll, edhe pse arritja e akordit në këtë seksion të merkatos nuk do jetë aspak e lehtë.


Top Channel

You may also like