“Ballkani i hapur” u konkretizua me disa marrëveshje, tre vendet e rajonit refuzojnë të bashkohen

by admin
Spread the love

“Ballkani i hapur” vazhdon të mbetet i përgjysmuar. Kjo për faktin se edhe pas dy vitesh që nga ideja fillestare, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk i bashkohen treshes Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Vendet pjesëmarrëse në Samitin e fundit në Tiranë nënshkruan disa marrëveshje që i hapin rrugën procesit të qarkullimit të lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Ata thonë se Ballkani i hapur nuk është alternativë për eurointegrimet.

Ballkani i hapur është interes strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve përtej interesit të përbashkët rajonal dhe është interes i çdo vendi patjetër. Do të vijnë në Ballkanin e hapur po ju them, vetëm se do të humbasin kohë”, kishte thwnw Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Unë besoj se numri do të rritet në kuadër të Ballkanit të hapur. Kjo është nismë e hapur dhe të gjithë biem dakord se tre janë më mirë se sa një. Sigurisht, gjashtë është më mirë se sa tre”, ishte shprehur Zoran Zaev, kryeministër.

“Sa u takon çështjeve ekonomike dhe lirive të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, të jemi së bashku në kuadër të Ballkanit të hapur, nuk kemi asnjë problem për këtë”, kishte theksuar Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë e mirë dhe zgjerim Oliver Varhelyi, tha se Brukseli e mbështet çdo bashkëpunim rajonal.

Përfitoj nga mundësia për t’i ftuar tre partnerët t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal se jo vetëm shton mundësitë për bizneset, është në të mirë të konsumatorëve, por po kështu mund të ndryshojë realitetet në terren që janë shumë të zymta” kishte pohuar Oliver Varhelvi, Komisioner për zgjerim i BE-së.

Megjithatë Kosova mbetet e prerë në vendimin e saj ndaj nismës së Ballkanit të hapur. Sipas kryeministrit Albin Kurti, Ballkani i Hapur i mundëson më shumë ndikim Lindjes në rajon.

Ballkani i Hapur” ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, pati thwnw Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Planet për krijimin e “Ballkanit të Hapur” u deklaruan për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë.

You may also like