Për ne është si finale – Shqip

by admin
Spread the love

Ditën e nesërme do të luhet supersfida mes Milanit dhe Atletico Madridit. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, pasi nuk arritën të bënin mirë në përballjet përkatëse dy javë më parë. Kuqezinjtë u mposhtën 3-2 ndaj Liverpoolit, ndërsa spanjollët barazuan në shtëpi ndaj Portos.

Mesfushori spanjoll i Atletico Madrid, Koke ka paralajmëruar Milanin se ndeshja e nesërme do të jetë si një finale për skuadrën e tij. “Unë jam mirë, kam qenë jashtë për një javë dhe kjo më bëri mirë. Eshtë e vërtetë që më pëlqen të jem me ekipin, por më duhej të freskohesha. Nesër është një ndeshje e rëndësishme. Siç themi gjithmonë, mentaliteti ynë është që të luajmë çdo ndeshje si finale”- u shpreh Koke. /Elio Hajdari-Shqip/

You may also like