“Kam informacionet e mia”, Ngjela: Pse Sali Berisha nuk e mori dot selinë?

by admin
Spread the love

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën që u zhvillua ditën e djeshme në Partinë Demokratike, ku ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga mbështetësit e tij u fut për herë të parë në selinë blu që nga 9 shtatori.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan mes të tjerash se përse Sali Berisha sipas tij e la dje fushëbetejën dhe nuk e mori selinë e PD-së.

Postimi i plotë:

“Pse e la Berisha fushëbetejën dje dhe iku nga selia e Partisë Demokratike me bisht ndën shalë ? Pse nuk i mori dot zyrtarët e Partisë Demokratike me dhunë, pasi hyri brenda Selisë për t’i marrë ato? Ai kështu na kishte thënë. Saliu ishte shumë i gëzuar kur hyri për të marrë selinë e Partisë Demokratike, por pse iku gjithë frikë? E dini pse? Sepse aty brenda pa shenjat e superfuqisë.

Po tani që i pa këto shenja, çfarë do të bëje Saliu? Asgjë më. Aty e kishte Selinë, pse nuk e mori? Sipas të dhënave të mia, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut, pse nuk e mori Selinë?

E thamë: ai iku i trembur, sepse pa aty brenda shenjat e superfuqisë. Ke humbur Sali; kurse Basha të akuzoi për krimet që ke kryer. Më mirë vonë, se kurrë! Po Basha, që e akuzoi Saliun kaq vonë, e kishte të vetin këtë akt, apo ia kërkoi superfuqia? Këtë duhet ta dijë Saliu më mirë, sepse ai iku nga fushëbeteja me bisht ndën shalë.

Po SPAK-u, a i ka denoncuar krimet që përmendi Basha? Sigurisht që i ka denoncuar ato, por edhe krime të tjera më të rënda. Por, a do ta nisë SPAK-u procesin penal kundër Saliut?

Kjo pritet për t’u parë. Por SPAK-u nuk duhet të vonohet, se forcën e superfuqisë nuk e ka parë vetëm Saliu. Të shohim këto ditë sesi do të vijonë ngjarjet, por SPAK-u është ngritur për të shpëtuar shqiptarët nga krimi organizuar dhe nga korrupsioni shtetëror i lidhur me të. Do të dalë dot SPAK-u nga kjo kërkesë dhe nga ky motiv historik?!“– shkruan ai.

You may also like