(VIDEO) Ministrja bullgare: Zjarri arsyeja e parë për numrin e madh të viktimave

by admin
Spread the love




Ministrja për Zhvillim Rajonal dhe е Punëve Publike në Bullgari, Violeta Komitova ka prezantuar rezultatet nga inspektimi i rrugës Dragiçevë-Gorna Dikanja, në të cilën ndodhi aksidenti me autobus ku humbën jetën 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo deklaroi se pjesa mbrojtëse në të cilën ka goditur autobusi është e ndërtuar sipas standardeve që kanë qenë për vitin 2002, megjithatë sipas saj, kjo nuk është arsyeja e aksidentit tragjik ku jetën e humbën 45 persona.

Ministrja dhe arkitektët menjëherë pas analizës kanë propozuar vendosjen e sinjalizimit të ndriçushëm në të gjitha vendet ku ka vende për pushim, të ndara me mburoja.

Violeta Komitova, Ministrja për Zhvillim Rajonal dhe Punëve Publike në Bullgari

“Rruga ka një histori të gjatë. Për fat të keq viktimat nuk mund t’i kthejmë. Kjo është një katastrofë e pazakontë. Nëpër magjistralet kemi parë shumë katastrofa, kamionë të rrokullisur, por këtu kemi zjarr, i cili sipas meje është arsyeja e parë se përse ka aq numër të madh të viktimave, të cilin zjarr nuk e dimë se si është shkaktuar”.

Kontrolli i rrugës  Dragicevë-Gorna Dikanja është bërë pasi janë konstatuar probleme në infrastrukturën rrugore, të cilat mund të kenë ndikuar në aksidentin fatal.

Sipas Komitovës, historia e kësaj rruge fillon në vitin 2002, me një projekt teknik të miratuar dhe me leje ndërtimi. Në vitin 2006 ka një leje shtesë për ndërtimin e kryqëzimeve rrugore. Akti është nxjerrë në vitin 2007 dhe ka një kufizim shpejtësie prej 90 kilometrash në orë. Për disa arsye, në vitin 2013 kufiri maksimal i shpejtësisë u rrit në 120 kilometra në orë.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like