Real Sociedad rikthehet te fitorja, Getafe pranë zonës së rënies

by admin
Spread the love

Real Sociedadi  u rikthye te fitorja në përballjen e javës së 28-të të La Liga, duke mundur me rezultatin 2-0 në “Reale Arena” Getafen.

Në një ndeshje të dominuar nga vendasit, Sociedadi në të 44-tën fitoi një 11-metërsh, me VAR-in që sinjalizoi një faull brenda zone, por Mikel Oyarzabal u ndal nga David Soria. Sulmuesi e korrigjoi gabimin 4 minuta më vonë, duke shënuar në kohën shtesë golin e avantazhit.

Edhe pse pjesa e dytë nisi më mirë, në të parën mundësi Sociedadi shënoi sërish, këtë herë pas një aksioni perfekt, Kubo e dërgoi topin në rrjetë. Edhe pse Getafe provoi në vijimin e lojës për të ndryshuar diçka, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Sociedadi ruan vendin e katërt, duke shkuar tani në kuotën e 51 pikëve, ndërsa Getafe mbetet me 30 pikë shumë pranë zonës së rënies nga La Liga./ Shqip


Top Channel

You may also like