SHBA eliminon “një objekt të panjohur fluturues”

by admin
Spread the love

Gati një javë pas goditjes së një balone kineze të dyshuar për spiunim, SHBA ka qëlluar një objekt tjetër fluturues në hapësirën e saj ajrore, këtë herë para brigjeve të Alaskës.

Objekti fluturues ndodhej në lartësinë 12 kilometra mbi shtetin federal, Alaska dhe përbënte rrezik për sigurinë e trafikut të aviacionit civil, bëri të ditur qeveria amerikane. Prandaj presidenti, Joe Biden dha urdhrin për të qëlluar. Nuk ka ende informacione për origjinën dhe qëllimin e lëvizjes së një objekti të tillë. “Ne nuk e dimë, se kujt i përket një objekt i tillë”, tha drejtori i komunikimit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, John Kirby në Uashington. “As nuk e dimë, se çfarë objekti ishte”, tha Kirby. Qeveria amerikane shpreson të marrë përgjigje pas mbledhjes së rrënojave. Pjesë të objektit kanë rënë pas goditjes në akull. “Ne shpresojmë që mbledhja e rrënojave të ketë sukses dhe të mund të mësojmë më shumë për këtë.”

Shumë pyetje të hapura

Të shtunën e kaluar, ushtria amerikane kishte qëlluar një balonë kineze të dyshuar për spiunim para brigjeve të shtetit federal të Karolinës Jugore mbi Atlantik. Qeveria e SHBA e akuzon Kinën, se ka dashur me balonën të spiunojë baza ushtarake amerikane. Pekini nga ana e tij ka bërë fjalë për një balonë studimore civile, që ka humbur kursin e lëvizjes, dhe e vlerëson goditjen e saj si “reagim të ekzagjeruar”. Incidenti i ka shtuar tensionet mes SHBA e Kinës,

Në lidhje me objektin fluturues të shfaqur mbi Alaska ka shumë pyetje të hapura. Një objekt i tillë fluturues është parë të enjten në mbrëmje (ora lokale) për herë të parë, bëri të ditur, drejtori i komunikimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Kirby. Sipas të dhënave të deritanishme ky objekt është shumë më i vogël, se balona kineze. Ka gati madhësinë e një automjeti të vogël, sipas Kirbyt. Kurse balona kineze kishte madhësinë e dy deri në tre autobusëve. Kirby theksoi se “ne edhe më tej do ta vëzhgojmë me vigjilencë hapësirën tonë ajrore.”/Dw


Top Channel

You may also like