Të konsideroj mik o ‘plehrë’, unë jam grup ‘Lui’ përgjithmonë

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme, banorët në shtëpinë e Big Brother VIP kanë folur për grupimet. Luizi mendon se maestro dhe Kristi kanë krijuar së fundmi një grup të ri. Mes këngëtarit dhe Armaldos ka pasur edhe disa kunja gjatë darkës rreth Teas.

“Me Tean nuk ke më punë se është në grupin tonë”, thotë Armaldo, ndërsa Luizi i përgjigjet: “E morët ju në tutelë, në mbrojtje”. “Kristi ka përcaktuar piketat, unë bëj marrëveshjet”, shton Maestro.

Më pas, Luizi flet me Efin, teksa ka dyshimet e tij se kjo e fundit mund të bëhet pjesë e grupit të Oltës. Efi i përgjigjet se duhet të jetë budalla që e mendon një gjë të tillë. Ti në radhë të parë duhet të jesh budalla nëse mendon për një moment se mua mund të më manipulojë Olta”, tha Efi, të cilës Luizi i përgjigjet: “Jo nuk e kam për ty”.

“Thjesht ta dish edhe për kërcimin dhe çdo gjë, se unë kur them se kam dikë mik, jo ta dish, më dëgjo mua o plehrë , 2000 euro. Unë kur e konsideroj dikë mik dhe e konsideroj edhe pikë. Këtë gjë ta kesh parasysh. Edhe unë jam grupi Lui, një grup ka këtu brenda, Lui forever. Por ma mbaj i çik lojën, të lutëm, po pate mundësi. Më lë rehat të luaj i çik”, i thotë Efi këngëtarit të njohur.

You may also like