Nuk iki nga shtëpia e BBV pa larguar Gentin, ai më lë pa ngrënë

by admin
Spread the love

Big Brother VIP Albania ka ngritur siparin e edicionit të dytë mbrëmjen e 24 dhjetorit, teksa tashmë duket se kanë nisur edhe debatet e forta e inatet e banorëve me njëri-tjetrin. Gjatë ditës së sotme, dy nga konkurrentët kanë pasur një debat shumë të fortë me njëri-tjetrin, Mikela Pupa dhe Gent Hazizaj.

Dyshja janë zënë me njëri-tjetrin për çështje ushqimi, teksa ish-konkurrentja e Përputhen e akuzoi aktorin se po e lë pa ngrënë sërish, ndërsa u shpreh se e ka bërë edhe më parë këtë gjë. Ndërkaq, Genti i ka thënë të gatuajë vetë dhe mos të kërkojë llogari.

Mikela: Më ke lënë njëherë pa ngrënë , po e bën prapë.

Mikela: Ke nxjerr mish vetëm për disa, unë s’kam gatuar ndonjëherë pa të lënë ty jashtë.

Genti: O të lutem shumë, bëje vetë, secili për hesap të vetë, mos kërko kot llogari.

Mikela: Po a jemi të dy në kuzhinë, apo tani të teket ty që jo! Më pyesni dhe më respektoni njësoj si të gjithë. E ke bërë rrugë, na lodhe babain e kam lënë në shtëpi, s’do të gjej ty të më japësh rregulla e të bësh komandën.

E debati mes dyshes nuk ka përfunduar me kaq, teksa Mikela është zotuar se nuk del pa e larguar Gentin nga shtëpia e Big Brother. “Unë pa nxjerr Gentin, nuk iki nga këtu, do e marr kuzhinën vetë”, tha Mikela gjatë një bisede me Efin.

You may also like