Plas debati i ashpër mes Dalina Buzit dhe Jerina Lalajt, ja çfarë i thanë njëra-tjetrës

by admin
Spread the love

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Dalina Buzit dhe Jerina Lalajt gjatë programit “Goca dhe Gra”. Shkak u bë statusi që gazetarja kishte bërë në InstaStory në lidhje me jurinë e “Dancing With The Stars” ku pjesë e saj është dhe Dalina.

“Dancing do mbarojë shpejt, por helmit që keni në bark ça do i bëni. Një i frustruar mbetet gjithmonë i frustruar”, shkruante Jerina. E pyetur në lidhje me këtë status, ajo u shpreh se i duken shumë të hidhura komentet në spektaklin e kërcimit dhe çdo gjë bëhet për show. Dalina u shpreh se bota televizionit është e tillë dhe theksoi senuk ka asnjë interes ndaj askujt në spektakël.

Pjesë nga debati:

Jerina: Unë vij nga bota e televizionit, e njoh shumë mirë televizionin, mënyrën si zgjidhen personazhet, pse janë në një pozicion apo në një tjetër dhe ajo çfarë nuk kam kuptuar në këtë Dancing negativiteti ekstrem që është përçuar. Ndërkohë që Dancing ka qenë një spektakël i bukur, që mblidhte të gjithë familjen, por ky ka qenë një Dancing i hidhur. Çdo koment ka qenë negativ. E kam parë, e kam analizuar dhe komentet negative janë falas. Duket sikur ai pozicioni që ke po e shfrytëzon dhe po thua më erdhi rasti për të shtypur kokën sepse ky është momenti im. Nga ana educative kjo është shumë e rëndë.

Dalina: Ç’do të thotë nga ana edukative është shumë e rëndë? Të thuash të vërtetën?

Jerina: Të thuash nuk kërceve mirë është tjetër gjë, të bësh komente nga ana jote është e tepërt për mendimin tim.

Dalina: Çfarë do bëjmë ne çdo natë? Meqë njeh televizionin.

Jerina: Nëse ti je duke punuar për Instagramin tënd patjetër që këtë do vazhdosh të bësh

Dalina: Të tërë punojmë për interesin tonë.

Jerina: S’më pëlqen ky sensi të bëjmë më të keqen që të shtohet debati dhe të klikohemi.

Dalina: Unë nuk e çaj kokën për atë që the. Nëse e njeh televizionin, nëse është ashtu siç thua ti, ka mbaruar spektakli. Ore, ka vdekur shoë.Të të them unë ty që je shumë mirë…

Jerina: Pra ti po e bën për shoë. Atëherë je e padrejtë me njerëzit. Të gjithë njerëzit që ftohen për të votuar, po votojnë për shoë-n e Dalinës.

Dalina: O goce është pjesë e shoë-t moj. Pse mua më intereson të bëj debat për ndasitë e kalamajve. Unë jam pjesë e një spektakli, jam pjesë e një televizioni. Nuk është juri për “Bolshoi Theatre”. Në “Bolshoi Theatre” nuk do isha as unë, as Mandi ndoshta e as Julka. Po Dancing entertainment (argëtim) është. Unë s’e kam personale me asnjë. S’kam interes, ti Jerina mendo çfarë të duash. Unë them çfarë mendoj.

You may also like