(VIDEO) Kovaçevski: Lufta në Ukrainë e trazoi tregun e energjisë

by admin
Spread the love




Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski ka folur për krizën energjetike dhe ekonomike në vend, i cili tha se goditja më e madhe për stabilitetin e tregut të energjisë elektrike erdhi pas luftës që filloi Rusia në Ukrainë. Sipas tij, për këtë shkak ka pasur mungesë të energjisë në Evropë, veçanërisht gazit natyror, i cili varet edhe nga çmimi i energjisë elektrike dhe furnizimi me energji elektrike.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Nga një treg i energjisë elektrike i cili për shumë vjet ishte treg blerësish, ku blerësit praktikisht thoshin sa u duheshin dhe ata përcaktonin çmimin e energjisë elektrike, tani jemi në treg të shitësve sepse ka mungesë të energjisë elektrike dhe ata e përcaktojnë çmimin normalisht në bursë dhe sa dhe ku do të dorëzohen sasitë”.

Kryeministri Kovaçevski foli edhe për ndryshimet kushtetuesem ku deklaroi se kjo është përgjegjësi e të gjitha partive politike. I pari i qeverisë, theksoi se shumica e 2/3 për ndryshimin e Kushtetutës nuk është porces i vetëm një partie politike, por i të gjitha partive politike.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Shumica e 2/3 për ndryshimin e kushtetutës dhe vazhdimin e rrugës evropiane nuk duhet për qeverinë dhe kuvendin, nuk është proces i një partie politike, por proces i të gjitha partive përfaqësuese në Kuvend që duhet të sigurojnë ardhmëri evropiane shtetit”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë  në panel-diskutimin “Transformimi i drejtë social i energjisë së Evropës” në kuadër të Forumit të dytë Socio-ekologjik (FSE).

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like