ITALI – Meloni mbron faktin e marrjes së vajzës së saj në G20

by admin
Spread the love

ROMË, 17 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është mbrojtur nga kritikat për marrjen e vajzës së saj në samitin e G20-ës, në ishullin indonezian të Balit.

Pas dy ditësh “punë të palodhur”, ajo u përball me një “debat të jashtëzakonshëm” nëse ishte e drejtë të merrte vajzën e saj me vete për katër ditët që ishte larg vendit, shkroi politikania e ekstremit të djathtë në Facebook.

Disa media kanë raportuar që nga e marta se Meloni ka shkuar në samit me vajzën e saj gjashtëvjeçare dhe një dado.

“A mendon se është puna jote se si do ta rris vajzën time?”, ka pyetur Meloni iniciatorët e debatit në postimin e saj.

Liderja 45-vjeçare e partisë së krahut të djathtë radikal ”Vëllezërit e Italisë” këmbënguli se ajo kishte të drejtë të bënte më të mirën për kombin, pa e privuar vajzën e saj nga nëna e saj./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak“Ivanovi” i Teatrit Kombëtar, çel festivalin e Shkupit

You may also like