Hajnat vjedhin 5 krerë lopë në një fshat të Pejës, kaq është vlera e dëmit

by admin
Spread the love

Një burrë në fshatin Trestenik të Pejës ka raportuar në Polici se dikush ia ka vjedhur dy gjedhe (lopë).

Ai tha se persona të panjohur i kanë vjedhur gjedhet nga stalla dhe vlera e dëmit është rreth 2500 euro.

“Fsh. Trestenik, Pejë 24.09.2022 – 05:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga stalla i kanë vjedhur dy gjedhe (lopë). Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 2500 euro. Rasti është duke u hetuar.”

Po në të njëjtin fshat, një person tjetër ka raportuar se dikush i ka vjedhur 3 gjedhe dhe vlera e dëmit është rreth 3700 euro.

“Fsh. Trestenik, Pejë 24.09.2022 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur nga stalla i kanë vjedhur tri gjedhe (lopë). Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 3700 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

You may also like