KSHZ ka publikuar rezultatet fillestare nga zgjedhjet e djeshme për këshilltarë në komunën e Tetovës.
Sipas rezultateve prin Lëvizja Besa me 12 mandate këshilltarësh me 9620 vota të fituara, e ndjekur nga BDI-ja me 11 mandate me 8702 vota të fituara.
VMRO-DPMNE ka fituar 4 këshilltarë me 3332 vota dhe LSDM ka fituar 2 këshilltarë me 1953 vota.
Nga një këshilltarë kanë fituar Alternativa me 1118 vota dhe PDSH me 1058 vota.
Aleanca për Shqiptarët nuk ka fituar asnjë mandat.