Njerëzit që harrojnë shpesh janë më inteligjentë

by admin
Spread the love

Profesori Blake Richard i universitetit të Scarborough, në
Ontario ka analizuar rolin që ka harresa në funksionin konjitiv të trurit.

Studimi i tij më i fundit përsa i përket memories, tregon se ndryshe nga ç’jemi
mësuar të dëgjojmë, në fakt harresa e shpeshtë, është një shenjë e
inteligjencës në funksionet e trurit.

“Qëllimi i vërtetë i kujtesës, është të ndihmojë në proçesin e vendim
marrjes. Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të cilat nuk
i hynë në punë, në mënyrë që të fokusohet më tëpër në kryerjen e vendimeve në
botën reale.

Kur ju kujtohet vetëm thelbi i një bisede ose i një takimi shoqëror në krahasim
me çdo detaj të ndodhur, kjo do të thotë që truri juaj harron detajet, por
krijon kujtime të zhveshura thelbësore të cilat janë më të dobishme për
vendimmarrjen dhe parashikimin e së ardhmes.” – shprehet profesori Blake.

Nëse po përpiqeni të jeni present në jetën tuaj të përditshme dhe truri
juaj sjell vazhdimisht memorie të shumëfishta konfliktuale, kjo e bën më
të vështirë për ju të merrni një vendim të mirëinformuar dhe të saktë.

Mënyra e dytë që harrimi na ndihmon të marrim vendime më të mira është duke na
lejuar të përgjithësojmë ngjarjet e kaluara tek ato të reja. Në inteligjencën
artificiale, ky parim quhet rregullim dhe funksionon duke krijuar modele të
thjeshta kompjuterike që japin përparësi në informacionin thelbësor, por
eliminojnë detaje specifike kur analizohen grupe të mëdha të të dhënave, duke
lejuar aplikim më të gjerë.

Qëllimi i kujtesës ,është t’ju bëjë një person inteligjent që mund të
marrë vendime duke marrë parasysh rrethanat, dhe një aspekt i rëndësishëm për
t’ju ndihmuar t’a bëni këtë është harrimi i disa informacioneve të
parëndësishme.

You may also like