Rrahje mes dy familjeve në Gostivar, humb jetën një 52-vjeçar

by admin
Spread the love




Një banor pesëdhjetë e dy vjeçar i Gostivarit ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në një përleshje në grup mes dy familjeve në qendër të qytetit, njofton MPB.

I dyshuari për vrasjen, sipas policisë, është një 55-vjeçar banues në fshatin Zdunjë, familja e të cilit kishte marrëdhënie të këqija me familjen e të ndjerit.

“Pas një debati të mëparshëm për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura ndërfamiljare mes B.I., H.I. dhe J.I., të gjithë nga Zdunja e Gostivarit, nga njëra anë dhe R.S.(52), B.E., M.S. dhe J.S., të gjithë nga Gostivari, nga ana tjetër, ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën B.I. ka përdorur një objekt të mprehtë dhe i ka shkaktuar plagë me thikë R.S. (52)”.

“I lënduari është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i është nënshtruar plagëve. Rasti është raportuar në Prokurorinë Publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

Gjithashtu njoftojnë se B.I është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.


You may also like