Galliani: Mbijetesa, objektivi i Monzas! Pinamonti dhe Joao Pedro kushtojnë

by admin
Spread the love

Adriano Galliani kërkon që të ndërtojë një Monza konkurruese, por gjithmonë duke u treguar i kujdesshëm për të ruajtur balancat financiare të klubit.

“Aktualisht kemi blerë Ranocchia, pastaj është edhe Alessio Cragno, që po kryen vizitat mjekësore dhe nëse gjithçka shkon mirë do të firmosë kontratën me ne.

Pinamonti dhe Joao Pedro janë të vështirë për tu arritur për shkak të kostos që kanë. Ne do të synojmë që të formojmë një skuadër me shumë lojtarë italianë në përbërje”, ka thënë administratori i deleguar i klubit që do të debutojë këtë sezon në Serie A.

Dihen ambiciet e Monzas, por nuk është e ndaluar që të ëndërrosh: “Objektivi kryesor në këtë vit të parë është mbijetesa. Besoj se skuadra i ka mundësitë që të qëndrojë në elitën e futbollit italian. U them të gjithëve: na u deshën 110 vite për të shkuar në Serie A, të mos kthehemi për një vit në Serie B”, ka thënë Galliani. / Oversport.tv

Foto: AC Monza Twitter

You may also like