65 raste të reja dhe 78 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.090 testime, ndërsa janë regjistruar 65 raste të reja me Covid-19.

Nga gjithsej 65 rastet pozitive, 8 janë riinfeksione.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 78 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka persona të vdekur të raportuar. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termi Im, janë regjistruar 3 persona të vdekur nga Shkupi (2) dhe Ohri (1). Të raportuarit janë të moshës 63 deri në 92 vjeç dhe kanë vdekur në periudhën nga 24.05 – 07.06.2022. Dy persona kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa një person në kushte të shtëpisë.


You may also like