“600 euro i ka blerë xhinset”, banorët ironizojnë Antonelën

by admin
Spread the love

DJ PM (Pajtimi) , Monika dhe Big Mama po shihnin Antonelën dhe më pas filluan ta ironizonin me njëri-tjetrin e të qeshnin me të.

Pjesë nga biseda:

MonikaBukur je! (duket se i thotë Antonelës)

Big Mama: 600 euro i ka blerë xhinset.

Dj PM (Pajtimi): O Zot i madh!

Ata filluan të qeshin të tre.

Big Mama: Kjo të kallxon 600 euro, 800 euro, 1000 euro.

Rikujtojmë se ky diskutim vjen pasi Antonela bëri namin për një palë këpucë, që pretendonte se i kishte blerë 800 euro.
Monika i ka kërkuar falje dhe tha se nuk e bëri me qëllim, por Antonela nuk u qetësua. Einxhel shkoi më pas ta qetësonte dhe i tha se me raste kalon në gjëra më të rënda e se nuk ka pse të acarohet.

Pjesë nga biseda:

Antonela: Monik, më fal! Bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po i shkel me këmbë.

Monika: Jo, nuk i shkela, i shtyva.

Antonela: Si nuk i shkele o shpirt, hapu një sekondë. Ça është kjo punë kështu, si shkelni gjërat e të tjerëve?

Monika: I shtyva, dhe vetëm kjo…

Antonela: I shtyve? Me këmbë.

Monika: Po

Einxhel: Hë se s’ta bëri me qëllim.

Antonela: E kuptova, po e them që më bezdisi se duhet vetëm me e mbyll gojën ose të dalësh prej shtëpisë që të jesh në rregull.

Monika: E mirë, mirë, më fal! Nuk ka problem, më fal!


You may also like